Bled Mane ka sulmuar ashpër Gjestin dhe Eglin pas daljes së tyre nga Big Brother Vip. Gazetari i ka cilësuar si dembelë dhe iu ka kërkuar publikisht që të zgjohen:
‘Një grup dembelësh duhen shkundur nga gjumi, duhen zgjuar dhe duhen orientuar se si bëhet paraja, si vazhdon mbajtja e famës. Deri në fund të vitit, është viti i tyre, por ata nuk po i shohim asgjëkundi. I shohim pastaj nga tetori tek “Trotuari” i “E Diell”.
Kështu që një thirrje për cilindo prej tyre që është duke na dëgjuar: Ecni në gjurmët ku jua ka lënë Top Channel! Mos prisni që çdo gjë të jetë e gatshme! Mos rrini në gjumë deri në orën 12 të drekës! Mos prisni kompani dhe koorporata që t’ju luten për kontrata! Lëvizni!
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=096KzVlNCRk&t=63s
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bled_mane/