
Influencerja e njohur Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e saj të 33-të, dhe këtë vit gjithçka është ndryshe. Pas hapjes së një kapitulli të ri në jetën personale, me praninë e partnerit të saj, biznesmenit Erik Fullani, kjo ditë ka marrë një domethënie të veçantë.
Për të shënuar këtë moment, çifti ka zgjedhur të mos festojë vetëm, por është arratisur së bashku me disa miq të ngushtë në Sicili të Italisë – një nga destinacionet më romantike të Mesdheut. Festa është intime, e organizuar me shije dhe stil, në një ambient që përçon qetësi, dashuri dhe atmosferë verore.
Kjo është dita e parë e lindjes që Sara dhe Erik e festojnë si çift, dhe duket se kanë zgjedhur mënyrën perfekte për ta kujtuar gjatë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxha/3657860932252964646/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sarahoxha/