Home ShowBiz Dashuria lindi jashtë, por propozimi ndodhi në Për’Puthen, Albi dhe Xhesi hedhin hapin e guximshëm
Dashuria lindi jashtë, por propozimi ndodhi në Për’Puthen,  Albi dhe Xhesi hedhin hapin e guximshëm
0

Dashuria lindi jashtë, por propozimi ndodhi në Për’Puthen, Albi dhe Xhesi hedhin hapin e guximshëm

0
0

Një moment i papritur dhe plot emocione ndodhi në studion e Për’puthen, ku Albi vendosi t’i bëjë pyetjen më të rëndësishme të jetës Xhesit – vajzës që ai njohu jashtë programit, ndërsa në ekran vazhdonte ende të kërkonte një lidhje.

Në një moment të papërshkrueshëm, mes emocioneve dhe fjalëve të sinqerta, Albi u drejtua nga Xhesi me një propozim që preku zemrat e të gjithëve:

“Xhes zemër, jeta që do të të jap nuk do të jetë përrallore, por hyre në jetën time dhe dua të të pyes: A do të qëndrosh përgjithmonë aty?”

E befasuar, por e emocionuar, Xhesi nuk nguroi t’i japë një përgjigje që tingëlloi si një premtim i përjetshëm:

“1000 jetë t’i kemi, 1000 jetë PO!”

Edhe pse dashuria e tyre lindi jashtë kamerave, momenti kulmor ndodhi pikërisht aty ku filluan shumë histori të tjera – në skenën e njohur të Për’puthen. Ky propozim i papritur ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë emocionuar nga sinqeriteti i çiftit dhe mënyra e pazakontë si Albi zgjodhi ta bëjë hapin e madh.

 Linku: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

tags: