
Pak orë para finales opinionistët e Fermës Vip befasojnë me deklaratat ndaj Luana Vjollcës
Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Fermës Vip. Ky spektakël shënon një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm për dy sezone rradhazi.
Së fundmi opinionistët kanë zbuluar më shumë të pathëna nga bashkëpunimi me Luana Vjollcën në këtë format.
Të dy opinionistët folën gjithashtu për përvojën e tyre në spektakël dhe bashkëpunimin me moderatoren Luana Vjollca.
Zhaku u shpreh:
“Jam shumë e kënaqur që punoj me Luanën. Është e përgatitur dhe shumë profesioniste. Madje disa më thonë që e teproj me lavdatat, por më vjen natyrshëm. Luana është e zonja.”
Kastro tha:
“Unë e njoh Luanën prej vitesh. Është mike familjeje. Ka bërë progres të madh në karrierë. Më vjen inat që shpesh paragjykohet për pamjen. Ajo vetë ka zgjedhur të paraqitet si ‘personazhi bjond’, por është shumë e zgjuar dhe punëtore.”
Linku: https://www.instagram.com/vizionplustv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6737369a-d4b5-48ff-b67f-d49abc0a6f94
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/luanavjollca/