ShowBiz

Rikthehen dyshimet për përplasje, Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale

Marrëdhënia e ndërlikuar mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber është sërish në qendër të vëmendjes, pasi fansat kanë vënë re se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Ky veprim ka ringjallur thashethemet për një përplasje të fshehtë mes tyre, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për të treguar se nuk kishin konflikt.

Selena dhe Hailey janë shpesh të lidhura me njëra-tjetrën për shkak të Justin Bieber, me të cilin Selena kishte një histori të gjatë, ndërsa Hailey është bashkëshortja e tij që nga viti 2018. Edhe pse në 2022 u panë bashkë në një event publik duke buzëqeshur, duket se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë plotësisht pa tensione.

Ndërsa asnjëra nuk ka komentuar mbi “unfollow”-in, fansat mendojnë se diçka ka ndodhur pas kuintave. Mesazhet enigmatike të Hailey-t për “mbrojtje të energjisë” dhe qasja më e tërhequr e Selenës në rrjete sociale i kanë shtuar dyshimet.

A është kjo fundi i një përpjekjeje për paqe, apo thjesht një vendim pa domethënie? Publiku pret reagime, ndërsa raporti i tyre mbetet një mister i hapur.

Linku: https://tribune.com.pk/story/2551805/selena-gomez-and-hailey-bieber-unfollow-each-other-amid-justin-bieber-drama-and-divorce-speculation

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/haileybieber/