Sot, Toptani ishte vend takimi i elegancës, artit dhe klasit aty ku Zlaza zbuloi magjinë e saj për publikun e gjerë me një inagurimë mbreslënës. Një markë që mishëron perfeksionin në çdo aromë, Zlaza solli për herë të parë në zemër të Tiranës një përvojë të rrallë, ku arti takohet me parfumerinë. Ngjarja u kthye në një event VIP, me praninë e shumë personazheve të njohur të ekranit dhe artit shqiptar.
Meridian Ramçaj, Paloma, Ilir Shaqiri, Dea Vieri dhe shumë emra të tjerë të dashur për publikun ishin të pranishëm për të ndarë këtë çast të rëndësishëm me themeluesit e Zlazës. Atmosfera ishte e përshkruar nga emocionet, buzëqeshjet dhe sigurisht… aromat që flisnin vetë.
Me një prezantim të kuruar deri në detaj dhe një mikpritje të ngrohtë, Zlaza tregoi se nuk është thjesht një markë, por një eksperiencë që prek shqisat dhe mbetet në kujtesë. Zlaza është aty ku parfumi nuk është vetëm aromë por një gjuhë më vete, një gjuhë që sot u kuptua nga të gjithë të ftuarit.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zlazafragrances/