
Chris Brown deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit në Londër
Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm për një akuzë serioze për tentativë për të shkaktuar lëndime të rënda trupore (GBH), në një incident të ndodhur në një klub nate në Londër, në shkurt të vitit 2023.
36-vjeçari akuzohet se ka sulmuar producentin muzikor Abraham Diaw me një shishe tekila, gjatë një episodi që prokurorët e kanë cilësuar si “të paprovokuar”. Përveç kësaj, Brown përballet edhe me akuza për sulm fizik dhe për mbajtje të një arme fyese, të cilat lidhen me të njëjtin incident. Ai dhe bashkëpandehuri i tij, artisti amerikan Omololu Akinlolu (i njohur si HoodyBaby), u deklaruan të pafajshëm në gjykatën Southwark Crown Court.
Brown u arrestua muajin e kaluar në një hotel në Manchester, ndërsa ndodhej në Britani për turneun e tij “Breezy Bowl XX”. Ai qëndroi për një javë në paraburgim dhe u lirua me kusht, pasi pagoi një tarifë sigurie prej 5 milionë paund dhe iu kërkua të dorëzojë pasaportën. Gjithsesi, një plan i veçantë i lejon atij të udhëtojë për koncertet e planifikuara në kuadër të turneut.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik, ndërsa gjyqi për akuzën e tentativës për lëndim të rëndë trupor është caktuar për 26 tetor 2026.
Linku: https://www.bbc.com/news/articles/cwyr9wy7gp9o
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/chrisbrownofficial/