Brendan Paul, ish-asistent personal i Sean “Diddy” Combs, dëshmoi të premten në gjyqin federal kundër artistit të njohur, i cili përballet me akuza për trafikim seksual, rekrutim për prostitucion dhe pjesëmarrje në rrjet kriminal. Paul, 26 vjeç, që ka punuar për Combs për rreth 18 muaj, tregoi detaje të reja për rolin e tij në jetën private dhe profesionale të këngëtarit.
Ai rrëfeu se ishte arrestuar në mars në aeroportin e Miamit, gjatë një bastisjeje federale ndaj shtëpive të Combs në Los Angeles dhe Miami. Në çantën e tij u gjetën 0.7 gramë kokainë, që sipas Paul, i përkisnin Diddy-t. Ai pranoi se nuk e kishte treguar këtë menjëherë, për shkak të “besnikërisë” ndaj ish-shefit të tij.
Paul përshkroi edhe përgatitjet që bënte për të ashtuquajturat “Wild King Nights” – festa të shpeshta që zhvilloheshin në hotele ose në rezidencat e Combs, ku përfshiheshin drogë, alkool dhe seks. Ai tregoi se ka blerë substanca si kokainë, ketaminë, ekstazi dhe marihuanë disa herë me urdhër të Combs, si dhe ka përgatitur dhoma me peshqirë, lubrifikantë, pije dhe sende të tjera për festat.
Megjithatë, ai mohoi të ishte “transportues droge”, siç pretendohet në disa paditë civile të ngritura ndaj Combs, ku emri i tij përmendet. Paul tha gjithashtu se nuk e ka parë ose folur me Diddy që nga momenti i arrestimit të tij dhe se ka ndërprerë punën menjëherë pas ngjarjes.
Nëse shpallet fajtor, Combs rrezikon burgim të përjetshëm.
Linku:https://variety.com/2025/music/news/diddys-ex-assistant-drugs-sex-party-trial-1236435742/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/diddy/