
Kate Middleton ka uruar publikisht bashkëshortin e saj, Princin William, me rastin e ditëlindjes së 43-të. Në një postim në Instagram, Princesha e Uellsit ndau një foto të Princit të rrethuar nga qentë e familjes, duke përfshirë edhe këlyshët e sapolindur të qenushes së tyre, Orla.
“Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri, C, G, C, L, Orla ”, shkroi ajo, duke përmendur inicialet e saj, fëmijëve të çiftit – George, Charlotte dhe Louis – si dhe kafshët shtëpiake.
Në rrjetet sociale nuk mungoi edhe një urim i Mbretit Charles për të birin, me një foto të thjeshtë dhe një mesazh përvjetori.
Urimi vjen pas disa ditësh me angazhime për familjen mbretërore, përfshirë paradën “Trooping the Colour” dhe ceremoninë tradicionale “Garter Day”, ku Kate u shfaq për herë të parë pas një kohe të gjatë, ndërsa vijon të rikuperohet nga trajtimi për kancer.
Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, Princesha po i rikthehet gradualisht angazhimeve publike, duke qenë e kujdesshme me shëndetin e saj.
Linku: https://people.com/prince-william-43rd-birthday-tribute-kate-middleton-11758139
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_kate_middleton_royal/