ShowBiz

Andueli zbulon çfarë i tha e dashura pas përfundimit të Fermës Vip

Andueli u bë një figurë akoma më shumë popullore me pjesmarrjen e tij në Ferma Vip. Këngëtari u rëndit i dyti në këtë spektakël që i dha dhe i mori shumë emocione të forta.

Andueli në daljen e fundit u ndal pak te jeta private ku zbuloi për herë të parë çfarë i tha e dashura pas daljes nga Ferma.

Ai tregoi se Klea e ka përjetuar rëndë ndarjen gjatë kohës së formatit. “Më tha: Mos u largo më prej meje. Sepse nuk kishim qenë kurrë kaq gjatë larg,” u shpreh ai, duke theksuar se ajo ishte shumë krenare për të.

Më pas artisti u ndal tek miqësia me Andrean e cila lindi aty dhe pritet të ketë një rrugëtim të gjatë dhe jashtë.

“Na bashkojnë vuajtjet, sakrificat dhe rruga e jetës. Kemi pasur një kimi të vërtetë dhe donim të tregonim se edhe në këto formate mund të lindin miqësi të sinqerta.”

Linku:https://www.instagram.com/anduel_kovaci/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/anduel_kovaci/