ShowBiz

Diddy mbyll mbrojtjen në vetëm 20 minuta – rrezikon burgim të përjetshëm

Sean “Diddy” Combs përfundoi mbrojtjen në gjyqin për trafikim seksual në mënyrë të papritur, duke mos thirrur asnjë dëshmitar dhe pa dhënë vetë dëshmi. Pas gati shtatë javësh prova dhe mbi 30 dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, ekipi i tij ligjor mbylli mbrojtjen për vetëm 20 minuta, duke dorëzuar disa mesazhe që sipas tyre tregojnë se marrëdhëniet ishin konsensuale.

Diddy ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar: “Ishte vendimi im që të mos dëshmoj”.

Avokatët e tij pretendojnë se prokuroria nuk ka arritur të provojë akuzat për trafikim seksual dhe reket, ndërsa theksojnë se sjelljet e tij, ndonëse të dhunshme, nuk përbëjnë trafikim seksual sipas ligjit.
Ndërkohë, prokuroria pretendon se Combs përdorte statusin e tij për të ushtruar presion, dhunë dhe manipulim mbi gratë për qëllime seksuale. Dënimi maksimal për akuzat është burgim i përjetshëm, dhe argumentet përmbyllëse pritet të zhvillohen këtë javë.

 Linku: https://www.bbc.com/news/articles/ce83yem82xpo

Burimi i fotos:pexele.co,