Marrëdhënia mes Katy Perry dhe Orlando Bloom, një prej çifteve më të njohur të showbiz-it, mund të ketë ardhur drejt fundit, sipas disa raportimeve të reja. Dyshja, që kanë qenë bashkë për afro një dekadë dhe ndajnë një vajzë 4-vjeçare me emrin Daisy, përfliten se janë ndarë në mënyrë diskrete.
Sipas një raporti nga TMZ, aktori pritet të jetë i pranishëm në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez si “beqar”, ndërsa Katy Perry nuk do të marrë pjesë, duke shtuar spekulimet se çifti është ndarë. Burime për TMZ thonë se Bloom është gati për të festuar i vetëm.
Megjithatë, Page Six ka raportuar më 23 qershor se Bloom ndodhej në Perth, Australi, me Perry dhe vajzën e tyre, ku këngëtarja po zhvillon turneun e saj. Pavarësisht kësaj, një raport më i hershëm i tyre më 10 qershor citonte burime që thonin se marrëdhënia ka përfunduar dhe se ata po presin fundin e turneut për ta bërë ndarjen publike.
Sipas People, presioni i karrierës së Perry-t, sidomos pas pritjes jo shumë entuziaste të albumit të ri dhe disa sfidave gjatë turneut, ka ndikuar negativisht në marrëdhënien me Bloom, duke sjellë tensione të ndjeshme mes tyre.
Asnjë prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare.
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/articles/orlando-bloom-katy-perry-may-011234315.html
Burimi i fotos: pexele.com