ShowBiz

Egla i përgjigjet deklaratave të Liamit: Disa fitore lënë trauma të mëdha

Një deklaratë e Liam Manderinos në një emision që ka qenë i ftuar ka bërë xhiron e rrjetit. Liami ka akuzuar produksionin e Big Brother se fituesi i sezonit që ai ka qenë pjesë Arbër Zeka, ka patur telefon që e përdorte në dhomën e rrëfimit. Për këtë deklaratë të Liamit ka reaguar aktorja e njohur dhe fituesja e “Big Brother Vip Albania 3” me anë të rrjeteve të saj sociale.

 

Egla Ceno: “Dëgjova që “fituesi” paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare! “Fituesi” fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.Interesante se si disa fitore lënë trauma kaq të mëdha.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/egla_ceno/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJygWAytLbe/?img_index=1