
Ilnisa Agolli ka qenë e ftuar në emisionin “Tar” ku ka folur për programin që ajo drejton “Flet”. Ilnisa ka treguar se një nga puntatat më të mira dhe më të veçanta që ajo ka patur është kur ka ftuar në emision drejtuesin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ajo madje ka zbuluar se ftesa që i ka bërë Sali Berishës ka qenë akoma dhe më e veçantë dhe interesante ndryshe nga të ftuarit e tjerë që ka patur në program.
Ilnisa Agolli: “Intervista me Sali Berishën ka qenë shumë e veçantë, mbaj mënd që ishte një ditë e shtunë ajo kur unë shkova ta takoja, ai kishte mbaruar një koferencë dhe unë po e prisja siç çdo kush tjetër që lë një takim përpara dhe në nuk njiheshim. Më bëri përshtypje shumë mënyra se si më tha: ‘kur ke shkruar për herë të fundit?’ tani në kohën e zgjedhjeve i thashë kam bërë një artikull shumë të mirë. ‘Ma nis ta lexoj’ më tha, dhe unë ja dërgova. Kur në orën 12:30 të mesnatës më vjen një mesazh nga Sali Berisha ku më thotë: ‘Faleminderit shumë për shkrimin, më pëlqeu dhe në datën 10 do xhirojmë”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=LIiMksxPaZk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DLAVSnvoYDA/