Territori shqiptar përgjatë ditës së shtunë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell ku më të dukshme do të jenë në pjesën e para të ditës dhe në zonat bregdetare.
Ndërsa duke filluar nga orët e pasdites dhe mbrëmjes kemi shfaqe të lehtë të vransirave duke filluar në gjysmën lindore të territorit shqiptar por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje.
Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi një rënie të lehtë të tyre duke bërë që minimumet në qytetet e zonës malore të regjistrohen në 15 gradë celcius në Kukës, Peshkopi apo edhe në Ersekë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore luhaten nga 17 dhe deri në vlerën 23 gradë celcius në vijën bregdetare, edhe në orët e mesdites do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territory të regjistrohen në vlerën 38 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-28-qershor-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/yellow-sunflower-field-under-blue-and-white-sky-189848/