
Ndërsa pjesa më e madhe e Hollivudit dhe e botës së të famshmëve festuan dasmën ekstravagante të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, një zë kritik dhe i pafiltruar u ngrit nga zemra e Los Angeles: ai i Charlize Theron. Aktorja dhe fituesja e çmimit Oscar dhe aktiviste, nuk hezitoi të bënte shaka – dhe të lëshonte një mesazh të mprehtë indirekt – për mosftimin e saj në eventin e vitit.
“Mendoj se mund të jemi të vetmit njerëz që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos”, tha aktorja gjatë edicionit të pestë të galës së saj bamirëse të Projektit Africa Outreach, të mbajtur në Universal Studios. Edhe pse dukej si një shaka e thjeshtë, aktorja përfundoi me një frazë që cuditi publikun: “Por kjo është në rregull, sepse ata janë të tmerrshëm dhe ne jemi mirë”.
Burimi i artikullit: https://www.defensacentral.com/en/lifestyle/charlize-theron-calls-jeff-bezos-and-lauren-sanchez-useless-after-not-being-invited-to-their-wedding_308583_102.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDHtbjJvVZ1/?img_index=1