
Dita e hënë për territorin shqiptar parashikohet të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm kjo do të thotë që do të ketë intervale të gjata me diell të cilat më të dukeshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore herë pas here gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të kemi kalime të lehta të vransirave por nuk do të krijojnë mundesira për rreshje.
Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit janë regjistruar në 15 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperat e ajrit në orët e para të mëngjesit luhaten nga 18 dhe shumë pranë vlerave 23 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-30-qershor-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/empty-road-near-calm-body-of-water-1170572/