
Këngëtari i njohur Arian Agushi i njohur ndryshe Gold AG, ka njoftuar fansat e tij se është bërë baba për herë të tretë. Pas dy djemve Ariani është bërë baba i një vajze, ai madje ka bërë një shkrim të gjatë në instagramin e tij ku ka bërë të ditur dhe emrin e veçantë që i ka vendosur vajzës, Emblema.
Arian Agushi: “Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.
Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DLjluaptB8Z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DHByIahtZrF/