Dita e martë në territorin shqiptar sjell rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minmale në qytetet e zonve malore të regjistrohen në 16 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit luhaten nga 19 e deri në vlerën 24 gradë celcius në vijën bregdetare.
Në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në qytetet e zonës së ulët të regjistrohen edhe në vlerën 38 gradë celcius.
Ndërsa në vijën bregdetare parashikohet që temperaturat e ajrit në orët e mesdites të luhaten nga 34 e deri në vlerën 37 gradë celcius, edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 33 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që të kemi dominim të intervaleve të gjata me diell në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/seaside-994605/