E mërkura një tjetër ditë e nxehtë për territorin shqiptar ku presim maksimume të cilat në ultësirën perëndimore do të regjistrohen shumë pranë vlerave 39 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në vijën bregdetare temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të luhaten nga 35 dhe shumë pranë vlerave 38 gradë celcius edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të afrohen shumë pranë vlerave 34 gradë celcius.
Por jo vetëm në orët e mesditës po edhe në orët e para të mëngjesit kemi rritje të temperaturave të ajrit dukë bërë që minimumet të jenë rregjistruar në 17 gradë celsius në qytetet e zonës malore ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore luhaten nga 19 e deri në 25 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që dita e mërkurë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi mbizotërime të intervaleve të gjata me diell në qytetet e zonës së ulët.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-2-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-view-of-green-hills-and-water-32772969/