
E premtja një tjetër ditë e nxehtë për territorin shqiptar duke bërë që të kemi maksimume në orët e mesdites në vlerën 40 gradë celcius të regjistruara në qarkun e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do ti ketë temperaturat nga 37 e deri në vlerën 39 gradë celcius në ultësirën perëndimore në zonat malore po ashtu kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 36 gradë celcius kryesisht në qarkun e Kukësit.
Zonat juglindore janë zonat më të freskëta ku presim maksimumet të cilat do të jenë rreth vlerës 32 gradë celcius edhe në orët e para të mëngjesit kemi patur rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të jenë regjistruar në 16 gradë celcius në qytetet e zonëve malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit janë lahatur nga 19 e deri në vlerën 25 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojnë intervalet e gjata me diell dhe do të jenë dominante në territorin shqiptar përgjat gjithë 24 orshit në vijën bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-4-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/palm-trees-1152359/