
Kengëtari i njohur dhe ish banori i Big Brother Vip Albania, ka qenë i ftuar në emisionin “TAR” ku mbi të gjitha ka folur edhe për raportin me Loredanën. Jozi ka sqaruar njëherë e mirë se lidhja e tij me Loredanën ka përfunduar madje ai ka zbuluar dhe se është në një marrëdhënie të re që preferoi ta baj private dhe mos ta zbulojë emrin e vajzës në fjalë.
Joz Marku: “Ka disa muaj që nuk takohem me Loredanën dhe për atë që ka thënë që i pëlqejnë meshkujt me bark ka sa të duash(qesh). Kur kam shkuar tek emisioni “Goca dhe Gra” që kam qenë i ftuar prisja një tjetër reagim nga Loredana po në fakt ishte shumë e ftohtë. Unë mendoj që Loredana ka marr një rrugë jo të mirë duke u shoqëruar me njërëz të padëshirueshëm dhe bënë gjeste aspak të mira dhe të hijshme. Prej disa kohësh unë jam në një marrëdhënie me një vajzë që nuk është pjesë e showbizit dhe jam i lumtur.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=Y6tRmcud-2s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DKP0Gy4tbQM/?img_index=1