
Dita e enjte për territorin shqiptar sjell rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit dukë bërë që minimumet të regjistrohen në 12 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimorë temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit luhaten nga 15 dhe deri në vlerën 25 gradë celcius në vijën brëgdetare. Përsa i përket orëve të mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që në rang territory temperaturat e ajrit të regjistrohen deri në vlerën 41 gradë celcius në qarkun e Beratit.
Përsa i përket pjesës tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit do të luhaten nga 38 e deri në vlerën 40 gradë celcius në orët e mesditës edhe në zonat malore kemi temperature të cilat regjistrohen mbi 37 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-24-korrik-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coconut-trees-on-brown-sand-1045113/