Home ShowBiz Argjira Spanca largohet nga Top Channel – Por pse?
Argjira Spanca largohet nga Top Channel – Por pse?
0

Argjira Spanca largohet nga Top Channel – Por pse?

0
0

Moderatorja e njohur Argjira Spanca ka vendosur që të largohet nga telvizionin Top Channel ku prej 7 vitesh moderonte programe të ndryshme në këtë televizion. Me anë të një postimi në Instagram Argjira ka treguar arsyen e vërtetë të largimit të saj nga Top Channel ku sipas Argjirës është vetëm arsyeja për ndryshim dhe për tu marrë me projekte të reja.

 

Argjira Spanca: “7 vite në ekran…
Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin. Ajo që më shtynte ishte dashuria për të bukurën dhe për kreativitetin. Dhe pikërisht aty nisi gjithçka — me disa kuti që fshehnin metoda të pazakonta për të përdorur gjërat ndryshe nga ç’mund t’i imagjinonim zakonisht.

Më pas erdhën projekte të tjera. E them me zemër të plotë: jam krenare për gjithçka që kam arritur, për sukseset e çdo faze, për rritjen dhe për përvojat që më kanë formuar.

Pas 7 viteve, ndjej se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj — larg asaj që jeni mësuar të shihni prej meje deri më sot.
Kështu, dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Jam e lumtur. Jam mirënjohëse. Faleminderit nga zemra publikut që më deshi, më rriti dhe më bëri këtë që jam sot. Faleminderit familjes time të dytë Top Channel.
Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish — në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri.”

Argjira

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DMnmB53C1ZX/?img_index=8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DMdQKAri9Vq/?img_index=1