Home ShowBiz Ja kush do ta zëvëndësoj Ardit Gjebrean në “Këngën Magjike”
Ja kush do ta zëvëndësoj Ardit Gjebrean në “Këngën Magjike”
0

Ja kush do ta zëvëndësoj Ardit Gjebrean në “Këngën Magjike”

0
0

Në puntatën e radhës të “E Diela Shqiptare” moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka njoftuar publikun se ai nuk do të jetë më prezantuesi i festivalit “Kënga Magjike”. Arditi ka zbuluar per publikun se prezantuesja e këtij sezoni të festivalit do të jetë Ana vajza e tij. Për Arditin kjo do të jetë një etapë e re në 25 vjetorin e “Këngës Magjike” ku uron që të jetë po aq e suksesshme sa vitet që tjera.

 

Ardit Gjebrea: “25 Vjet Kënga Magjike!

Është e vështirë të pranosh, sidomos për një baba, që vajza tashmë u rrit!
Kush ka fëmijë, besoj se më kupton, dhe kujtoj time ëmë e cila deri në momentet e fundit më trajtonte të tillë duke më thënë: “Fli se do zgjohesh nesër herët, mos qëndro në korrent se u ftohe, ku u djersite kështu?”
Historia përsëritet! Edhe pse Anna tashmë u rrit, më duhet vërtetë të sforcohem ta shoh për atë që është: E pjekur, e matur, vendos vetë për gjërat e saj (dhe shpesh këtu ka luftë) dhe uroj që me bekimin e Zotit dhe mbështetjen tuaj, të sjellim në skenë një Festival të ngrohtë e plot dashuri, siç është në themel dhe ky raport.
Me “Kënga Magjike 2025”, do të shihemi në 14 Shtator, dita që do të shënojë fillimin e prezantimit të 8 këngëve të para!
Pushime të mbara!”

arditi

Burimi i artikullit:

https://www.instagram.com/p/DMnqNabCtO-/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/DIokpZ7CmP1/?img_index=14