Lifestyle

Parashikimi motit, 30 korrik 2025

Dita e mërkurë do të vijojë të sjelli rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit për territorin shqiptar duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 8 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo Ersekë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 14 deri në vlerën 18 gradë celcius përsa i përket orëve të mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 34 gradë celcius.

Ndërsa në ultësirën perëndimore parashikohen që temperaturat e ajrit të luhaten nga 30 e deri në vlerën 33 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen jo më shumë se vlera 28 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës alterime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vransirave ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-30-korrik-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/maldives-island_3516109.htm#fromView=search&page=3&position=4&uuid=fb22b7b8-2537-4a8c-9bd1-62867d8cecaf&query=summer