Dita e enjte për territorin shqiptar edhe pse në orët e para të mëngjesit nis në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vransirave parashikohet që duke filluar orët e mesdites vransirat të bëhen më të dukshme do të kemi shtim të lagështirës në ajër duke bërë që gjatë orëve të pasdites të kemi prezente rrebeshet e shiut më të dukshme do të jenë në zonat lindore.
Ndërsa pjesërisht do të shfaqen edhe në ultësirën perëndimore herë pas here në orët e mbrëmjes do të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në 13 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia a edhe Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 15 e deri në vlerën 20 gradë celcius në vijën bregdetare në orët e mesdites do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen në vlerën 33 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/yellow-sunflower-field-under-blue-and-white-sky-189848/