Dita e mërkurë për territorin shqiptar rrit temperaturat e ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të jenë regjistruar në 14 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 18 e deri në vlerën 23 gradë celcius në vijën bregdetare në orët e mesdites kemi tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang tërritori të regjistrohen në vlerën 38 gradë celcius.
Në ultësirën perëndimore nga 34 e deri në vlerën 37 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit ku do të afrohen vlerave 32 deri në 38 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike territori shqiptar ditën e premte gjatë gjithë 24 orshit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndruesshëm duke bërë që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës një pjesë e mirë e vëndit tonë do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-6-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/low-angle-shot-barley-grains-field-cloudy-sky_14704447.htm#fromView=search&page=1&position=9&uuid=d1de7361-ef87-4998-8ace-e0f7245d8580&query=wether