
Ish banorja e big Brother Vip, Kosova, Kader Kicja ka zbuluar planet e saj në fushën e aktrimit. Kader ka qenë e ftuar në emisionin “21 Gradë” ku ka treguar se po pret që të vendoset roli dhe seriali që do luaj në industrin gjigandte të serliave turke.
Kader Kicja: “Fusha aktrimit është duke më pëlqyer ekstrem shumë edhe pse si personalitet që e kam me lujt një far roli dhe me mua nuk përshtatet fare ama po më pëlqen fusha aktrimit, është diçka pak më ndryshe se atë që bëj si foto apo video por je gjithë kohën në kamera dhe po më duket shumë mirë. I kam disa qëllime me shku në turqi me vazhdu atje për aktrim dhe jam duke prit për ofertat, kam 1 vit e gjysëm që i kam nisur kontaktet por akoma nuk e kam gjetur veten në cilën pjesë me lujt atje se normalisht që të vijnë shancat dhe ofertat janë krejt ndryshe dhe ndonjë pjesë nuk është duke më pëlqyer.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=jXj6jfcXu-E
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DKpsnhmMgQE/?img_index=2