Home Lifestyle Parashikimi motit, 9 gusht 2025
Parashikimi motit, 9 gusht 2025
0

Parashikimi motit, 9 gusht 2025

0
0

 

Dita e shtunë për territorin shqiptar ka regjistruar temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit në qytetet e zonave malore në 17 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 19 e deri në vlerën 26 gradë celcius në vijën bregdetare përsa i përket orëve të mesdites do të kemi temperatura të larta ku maksimumet do të shkojnë deri në vlerën 39 gradë celcius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit po ashtu pjesa tjetër e ultësirës perëndimore do të ketë temperature të larta të cilat luhaten nga 35 e deri në vlerën 38 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen shumë pranë vlerave 34 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që orët e para të mëngjesit dhe mesdites të sjellin intervale të gjata me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-9-gusht-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/yellow-sunflower-field-under-blue-and-white-sky-189848/