Valët e nxehtit afrikan do të bëj që edhe ditën e hënë të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të ngjiten në 19 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë luhatur nga 21 dhe shumë pranë vlerave 28 gradë celcius në vijën bregdetare. Në orët e mesdites rritja e temperaturave të ajrit do të jetë e ndjeshme duke bërë që maksimumet të jenë në 40 apo 41 gradë celcius në qarqet e Elbasanit apo Beratit.
Ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore do të ketë temperatura të cilat do të luhaten nga 38 e deri në vlerën 40 gradë celcius.
Temperatura të larta do të kemi edhe në zonat malore duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 39 gradë celcius ndërsa juglindja është ajo e cila do të ketë temperatura më të freskta me maksimumet të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 34 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-11-gusht-2025/