Lajmi se Shpat Kasapi është dhunuar brutalisht në një dasëm ku do të performonte ka bërë xhiron e rrjetit gjatë kësaj fundjave. Në burimet e para jozyrtare thuhet se Shpati dhe vëllai i tij janë rrahur nga dhëndri dhe disa dasmorë të tjerë po akoma nuk dihet shkaku i kësaj dhune por sipas burimeve të disa prej dasmorëve Shpati është dhunuar se ka qenë në gjëndje të dehur dhe është vonuar për të vazhduar performimin.
Për këtë lajm ka reaguar Selvija ish partnerja e Shpatit me anë të një postimi në story në Instagram. Selvija nuk e ka shprehur se postimi është reagim për ngjarjen por nga fjalët që ka shkruar ka lënë të nënkuptoj që është për situatën e ndodhur.
Selvije Jao: “Asnjë hakmarrje sepse Zoti është më i Madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar jetën e tyre gjithsesi!”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/selvije.jao/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Co5Rt6Tjbqt/