Home Lifestyle Parashikimi motit, 14 gusht 2025
Parashikimi motit, 14 gusht 2025
0

Parashikimi motit, 14 gusht 2025

0
0

Dita e enjte sjell për territorin shqiptar rënie të lehtë të temperaturave duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë regjistruar në 16 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo Ersekë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 18 e deri në vlerën 26 gradë celcius përsa i përket orëve të mesdites do të kemi një tjetër rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 40 gradë celcius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit po ashtu temperature të larta mbetet Shkodra, Tirana dhe Gjirokastra në vlerën 39 gradë celcius.

Përsa i përket vijës bregdetare pritet që temperaturat e ajrit në orët e mesdites të luhaten nga 36 e deri në vlerën 38 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 37 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike të paktën deri në orët e mesdites pothuajse i gjithë territory shqiptar do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vransirave vetëm në zonat e thella malore.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-14-gusht-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/aerial-view-of-a-beautiful-island-resort-3601425/