
Dita e premte për territorin shqiptar do të sjelli rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë regjistruar në 14 gradë celcius.
Ndërsa në ultësirën perëndimore janë regjistruar nga 16 e deri në vlerën 23 gradë celcius në vijën bregdetare edhe në orët e mesdites kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen në vlerën 39 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në vijën bregdetare pritet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 35 e deri në vlerën 37 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi një rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 33 apo 34 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve kalimeve të lehta të vransirave.
Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vransirat të bëhen më të dukshme kryesisht të fokusuara do të jemi në gjysmën lindore të territorit shqiptar por nuk pritet të krijohen mundësira për rreshje.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-15-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/yellow-sunflower-field-under-blue-and-white-sky-189848/