ShowBiz

Yll Limani ka diçka për të thënë për situatën e Gjestit

Këngëtari i njohur Yll Limani ka treguar mbështetjen e tij për situatën e vështirë që ndodhet Gjesti. Ylli ka postuar një foto në story në Instagram dhe në të shkruan: “#Me Gjestin. ÇDO ARTIST MERITON TË KRIJOJË I LIRË DHE TË JETË ZOT I VEPRËS SË VET.”. Këtë postim që Ylli ka bërë për Gjestin duke treguar mbështetjen e tij e ka bërë repost vetë Gjesti duke shkruar: “shummm faleminderit për mbështetjen Yll Limani”.

 

Ju kujtojmë se para disa orësh Gjesti ka bërë një deklaratë që ka lënë fansat pa fjalë “nuk publikojë më këngë pa sqaruar situatën me distributorët e mi” mbi të gjitha shkruan Gjesti. Ai madje ka treguar dhe se po i bëjnë shumë padrejtësi distributorët e tij dhe prandaj ka vendosur të flasë vetëm për respekt të fansave të tij.

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/gjestt/3699225038343696235/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DMauzdrqSny/?img_index=7