
Dita e hënë për territorin shqiptar sjell rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që mëngjeset të jenë rëgjistruar në 13 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 16 e deri në vlerën 23 gradë celcius në vijën bredetare.
Përsa i përket orëve të mesdites do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen në vlerën 36 gradë celcius ku zona më e nxehtë pritet të jetë qarku i Shkodrës.
Ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesdites do ti ketë nga 32 e deri në vlerën 35 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi maksimume të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 30 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-18-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/green-leafed-trees-421759/