
Dita e martë për territorin shqiptar në orët e para nis me me alterime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vransirave ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare.
Ndërsa në pjesën tjetër të territorit herë pas here do të kemi këto kalime të lehta të vransirave parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vransirat e shpeshta të shfaqen në të gjithë territorin shqiptar po më të fokusuara do të jenë në gjysmen lindore duke bërë që herë pas here të krijohen mundësira edhe për rrebeshe.
Gjithashtu gjatë orëve të pasdites dhe mbremjes kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në 14 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 16 e deri në vlerën 22 gradë celcius në vijën bregdetare.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-19-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/seashore-1320674/