
Dita e mërkurë për territorin shqiptar ul temperaturat e ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë regjistruar në 13 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe Ersekë.
Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 16 e deri në vlerën 21 gradë celcius në vijën bregdetare në orët e mesdites do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen në vlerën 38 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në vijën bregdetare nga 33 e deri në vlerën 36 gradë celcius një rritje e lehtë e temperaturave do të jetë edhe në orët e mesdites në zonat malore duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 32 gradë celcius në zonat e izoluara.
Përsa i përket kushteve atmosferike përgjat gjithë 24 orshit parashikohet që territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku në orët e para të mëngjesit dhe mesdites të kemi dominim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-20-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/palm-trees-1152359/