Home Aktualitet Artur Zheji, gazetari që nuk do të shuhet kurrë
Artur Zheji, gazetari që nuk do të shuhet kurrë
0

Artur Zheji, gazetari që nuk do të shuhet kurrë

0
0

Jeta shpesh herë tregohet hipokrite. Ajo ka fuqinë që disa data të caktuara, në të cilat njërëzit falenderojnë zotin për pjesmarrjen e vazhdueshme të njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tyre, duke e treguar qoftë me një kërcitje gotash ose përqafime të ngrohta me sy që shkëlqejnë, ti shëndërroj po këto momente në hidhërim dhe t’ju humbasi shkëlqimin që marrin.

Kështu ndodhi dhe me gazetarin mendjemprehtë, revolucionarin e fjalën dhe opinioneve me shumë peshë, atë që për shumë vite me rradhë mbajti përball ekranit dhe hapi një dritare të rëndësishme informacioni për shqiptarët, duke bërë që në mbrëmjet e ekranit vendos të gumëzhinin emisionet e tij.

Bëhet fjalë për të paharruarin Artur Zheji. Për atë që jetën dhe punën e deshi shumë por nuk ja doli dot të përballonte të papriturat e saj, edhe pse i mori maksimumin. Ai ndërroi jetë ditën që i biri fryente qirinjtë e një viti më shumë, me zemrën plotë dhe duke lenë pas një gamë të gjerë emisionesh dhe gazetarie cilësore, por mbi të gjitha ai la pas familjen e tij, miqtë, të afërmit dhe televizionin ku punonte.

Gjithashtu ikja e tij krijoj një dhimbje të thellë dhe boshëllik që nuk mund të zevëndosohet kurrë për të gjithë shqipërinë. Gazetar si Artur Zheji vijnë pak, dhe kjo nuk është një shprehje “cliché” që përdoret rëndom pasi njerëzit ndërrojnë jetë, por me të vërtetë që mungesa e tij, dhe pena e floronjtë do ti mungojnë këtij vendi.

Për njerëz të tillë, si i Madhi Artur Zheji nuk ka lamtumirë, sepse puna e tij do të vazhdojë të mbesë e gjallë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DAp9k2SofSe/?img_index=1