
I fejuari i Selena Gomez shkaktoi një trazirë në internet pasi bleu boronica me një çmim prej 200 dollarësh për kuti.
Benny Blanco, 37 vjeç, u mburr me boronicat më të mëdha që kishte parë ndonjëherë në një klip të postuar së fundmi në TikTok.
Producenti i muzikës zbuloi një enë të zezë me boronica të paketuara individualisht për ndjekësit e tij, vetëm për t’u kritikuar për frutin e shijshëm.
“Kjo është çmenduri. Shikoni këtë boronicë,” tha Blanco në videon e shkurtër përpara se të kafshonte. “O Zot i madh… është si një vakt. A mund ta shihni ju këte?”
Ai shtoi, “Janë shumë të mëdha. Janë të shijshme. Mendoj se kutia kushton 200 dollarë. Kjo është çmenduri.”
Ndjekësit u revoltuan dhe filluan të komentonin dhe e kritikuan Blancon për shtrenjtinë.
“Zotëri, nuk jemi mjaftueshëm të pasur për ta kuptuar këtë,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër shtoi, “Ndërkohë, nuk mund të përballoj fruta të zakonshme.”
Burimi i artikullit: https://www.foxnews.com/entertainment/selena-gomezs-fiance-benny-blanco-sparks-outrage-200-blueberries
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DNq-8Mm5P-e/?img_index=3