ShowBiz

Jori Delli flet për momentin e vështirë që kaloj me babain

Modelja e njohur dhe ish banorja e Big Brother Vip Albania 2, Jori Delli ka rrëfyer një moment shumë të vështirë që ka kaluar me babain e saj. Jori me anë të rrjeteve të saj sociale ka treguar se baba i saj ka pësuar infrakt teksa ndodhej në Vlorë. Jori në postimin e saj ka kritikuar shtetin shqiptar për mungesat që kanë spitalet për të dhënë ndihmën e shpejtë për pacientët, dhe se duhet të ketë më shumë investim në shëndetsi.

 

Jori Delli: “Përshëndetje miq!

Këto ditë kam munguar nga rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt. Fatmirësisht, vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital.

Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: spitali atje nuk është aspak i përgatitur për raste emergjente. Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.

Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohjeje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën,

Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe dhe mbi të gjitha në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/joridelli/3707086853305841620/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIoojHUNZ1V/?img_index=6