ShowBiz

Postimi i fundit i Selvije Jaos kunj për Shpat Kasapin: Një familje mund të jetë dhe vetëm me mamin

Selvije Jao ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku duket qartë se i drejtohet dh eish partnerit të saj Shpat Kasapit. Ajo shkruan se i biri, Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe plot dashuri, duke theksuar se dashuria e sinqertë dhe respekti janë mësimet më të mëdha që do ti japi djalit. Në rrëfimin e saj Selvija e bën të qartë se një familjë e lumtur nuk ka nevoj për luks apo pasuri, madje as për të dy prindërit bashkë, por mjafton një nënë që sakrifikon për fëmijën e saj.

 

Selvija: “Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua.
E festova me njerëz që ju interesoj, që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej.
Dhe është shumë bukur të rrethohesh me njerëz të tillë që të duan thjesht se je ti!

Faleminderit Zotit që unë jam shumë e fortë dhe jam arkitektja e jetës sime, vendos vetë themelet e lumturisë sime!
Faleminderit Zotit që m’i pranoi lutjet kur unë lutesha të mos humbisja veten, të mos humbisja modestinë,butësinë time në këtë botë ku gjithçka shpesh keqpërdoret dhe merret për dobësi!

Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush; të mos pranoj manipulimet, gënjeshtrat, tradhtitë…!
Po krijoj jetën time nga e para me ata pak njerëz, por me shumë vlerë për mua!

Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… dhe përsëri të dukesha si fajtore!
I premtova vetes që Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me shumë dashuri.

Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes.
Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!
Mami do të jetë gjithmonë aty për Roelin, pavarësisht rrethanave, 24/7 me lejen e Zotit.

Kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, ishte një ditë ku unë nisa një kapitull të ri për veten dhe për Roelin.
Një kapitull ku shumë pak persona do të kenë akses, sepse jo çdokush meriton të hyjë në jetën e dikujt që kërkon vetëm sinqeritet, respekt dhe lumturi.
Në jetën e dikujt që dëshiron mbi gjithçka qetësinë shpirtërore dhe sigurinë emocionale.

Nuk është gjithçka luksi, paraja dhe të mirat e kësaj bote.
Njeriu që është falënderues ndaj Zotit është gjithmonë mirënjohës edhe për gjënë më të vogël, dhe ngrihet 100 herë më i fortë…
Sepse kjo jetë është shumë e gjatë për ta mbytur veten me një milion “Pse unë?!”

 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DN0iUA82F7M/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co5Rt6Tjbqt/