Home Aktualitet Ndërron jetë aktori i njohur Naun Shundi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Ndërron jetë aktori i njohur Naun Shundi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
0

Ndërron jetë aktori i njohur Naun Shundi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

0
0

Aktor i njohur Naum Shundi është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë. Naum Shundi ndërroi jetë në moshën 66 vjecare në spitalin e kryeqytetit në QSUT. Për shkak të sëmundjes Naum Shundi u dëtyruar të shkëputej përgjithmonë nga puna në teater. Një javë më parë vajza e aktorit të njohur ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke u shfaqur e zhgënjyer nga Teatri Kombëtar që nuk ka shkruar dhe as pyetur asnjëherë për gjëndjen e babait të saj.

 

Rea Shundi: “Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”

Burimi i artikullit:

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/DNbbGRZVQp1/