
Këngëtari i njohur Joz Marku ka reaguar pas aludimeve të shumta që qarkulluan në media lidhur me një ngjarje të bujshme. Nëpërmjet një postimi në storz në Instagram, ai u shpreh se lajmet që e lidhin atë me këtë situatë nuk janë të vërteta, duke shtuar se organet shtetërore kanë bërë tashmë një deklaratë të qartë mbi ngjarjen dhe personat e përfshirë.
Joz Marku: “Përshëndetje miq, uroj të jeni mirë.
Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë arritur në një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur dhe kujt. Ndërsa portalet tona hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje: ishte për këtë, ishte për atë, e lagu se lagu.
Unë ju detyrohem juve t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin prej jush që ka shprehur merakun ndaj meje me mesazhe. Ju dua shumë dhe mali nuk tundet se fryn era.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/joz_marku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DBUMZ0rO3bz/