Një studim i ri zbuloi se hidratimi është çelësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e stresit.
Njerëzit që pinë më pak se shtatë gota, ose 1.5 litra ujë në ditë kanë një përgjigje të kortizolit ndaj stresit që është 50% më e lartë se ata që përmbushin rekomandimet për marrjen e ujit.
Hulumtuesit në Universitetin Liverpool John Moores (LJMU) publikuan studimin në Journal of Applied Physiology.
Nga 62 meshkuj dhe femra të shëndetshëm, u përzgjodhën 32 pjesëmarrës me konsum të ulët të lëngjeve si dhe konsum të lartë të lëngjeve.
Subjektet që zakonisht pinin më pak se 1.5 litra lëngje në ditë u konsideruan grupi “me konsum të ulët të lëngjeve”, ndërsa grupi “me konsum të lartë të lëngjeve” përfshinte njerëz që pinin sasinë e rekomanduar prej dy litrash për gratë dhe 2.5 litra për burrat.
Burimi i artikullit: https://www.aol.com/not-drinking-enough-water-floods-215452942.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/fluid-pouring-in-pint-glass-416528/