
Pritet rritje e temperaturave në territorin shqiptar duke sjellë mot të qëndrueshëm por të freskët. Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me diell.
Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore veriore dhe juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremume ditore duke u luhatur nga 13 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 30 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht lindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Burimi i artkullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-1-shtator-2025-2/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunlight-with-white-clouds-296234/