Edhe pak javë ka mbetur për nisjen e big Brother Vip Kosova dhe fansat janë kurioz se kush do të jenë banorët e këtij sezoni. Në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova”, gazetari Miftari ka konfirmuar banorin e parë të Big Brother Vip Kosova, i cili është këngëtari i njohur Bejta. Ndërsa në faqen zyrtare të Big Brother ende nuk kemi një komunikim zyrtar për datën e nisjes së sezonit po ashtu edhe për banorët që do të jenë pjesë këtë sezon.
Gazetari: “Kemi hulumtuar për Bejtën dhe kuptuam që Bejta ka avancuar goxha në bisedime me Big Brother Vip Kosova 4 dhe që pritet të jetë një nga banorët e Big Brother. E di që kanë avancuar shumë me bisedimet kështu që është njëri nga banorët.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: