Home Lifestyle Parashikimi motit, 8 shtator 2025
Parashikimi motit, 8 shtator 2025
0

Parashikimi motit, 8 shtator 2025

0
0

Temperaturat e nxehta me origjinë Afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Shtatorit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. 

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e para të mëngjest, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 35 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 35 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht perëndimorë kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-2-shtaor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-scenery-cloudy-sky-landscape-daytime_16538570.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=856b0cdb-ec27-400b-aeaf-5beaf9fde312&query=cloudy+day