
Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit her pas here shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të permirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme të tyre duke u luhatur nga 13 gradë celcius vlera më e ulët deri në 31 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 6 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-11-shtator-2025/