Aktualitet

Sot shënohet 24 vjetori i 11 Shtatorit – Ja disa fakte dhe histori nga ajo ditë tragjike

Sot shënohen 24 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit. Atë ditë në vitin 2001 humbën jetën gati 3,000 njerëz. Bota ndryshoi përgjithmonë dhe ndikimi ndihet ende sot.⁠ Ne i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën, familjet e lëna pas dhe ndihmësit e parë që rrezikuan gjithçka.⁠

Sëmundjet nga 11 shtatori

Sëmundjet e lidhura me 11 shtatorin (kanceri, sëmundjet e mushkrive, PTSD) kanë vdekur më shumë se dyfishi i njerëzve sesa në vetë sulmet.

Evakuimi me varka të 11 shtatorit

Evakuimi më i madh detar në histori: 500,000 njerëz u evakuan nga Manhattan me varkë në më pak se 9 orë- më i madh se  Dunkerku.

Qentë heroikë të 11 shtatorit

Mbi 300 qenë kërkimi dhe shpëtimi punuan pa u lodhur në rrënoja në nivelin zero, duke shpëtuar jetë dhe duke dhënë ndihmën e parë.

Pema e mbijetuar

Një dardhë e vetme e shkëputur nga rrënojat e nivelit zero u kthye për tu rimbjellur në memorialin e 11 shtatorit – një simbol i gjallë i qëndrueshmërisë

Trëndafila përkujtimore për ditëlindje

Një trëndafil i bardhë vendoset cdo ditë në emër të cdo viktime, ditëlindja e të cilit bie në atë ditë, një traditë e filluar nga një vullnetarë në vitin 2013 për të nderuar jetët e humbura në 11 shtator.

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DOdLrosjpl7/?img_index=1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DObdeDlCblV/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=N29qdnU5MmFqdjJy